FAJESIMI I FQINJEVE/ Protestat në Turqi, Erdogan i konsideron komplot kundër tij, Zbulon dy shtetet e përfshira…

A do të përfundojë kjo lojë e pushtetit në favor të Turqisë, apo vala e protestave dhe presioni i huaj do ta detyrojë Erdoganin të tërhiqet?

Përballë protestave për arrestimin e kryebashkiakut opozitar të Stambollit, qeveria turke ka gjetur fajtorët e saj: Greqinë dhe Izraelin, dy pengesa për ambiciet e saj në Mesdheun lindor.

Turqia është sërish në qendër të një sulmi social dhe politik. Protestat masive që kanë shpërthyer pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, rival i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, tregojnë pakënaqësi me presidencën islamike – apo ka diçka më shumë?

Qeveria turke beson se fuqitë e huaja, rivalët rajonalë Izraeli dhe Greqia, po i nxisin njerëzit në rrugë dhe sipas tij, protestat janë pjesë e planeve më të mëdha për të dobësuar shtetin.

Protestat përkojnë me përfshirjen e Turqisë në ngatërresat rajonale si Siria pas rënies së regjimit të Asadit dhe tensionet në Mesdheun Lindor. Administrata e Erdogan akuzon Izraelin se po përdor “tentakulat” e tij mediatike për të krijuar trazira dhe për të përkeqësuar krizën. Erdogan fajëson gjithashtu Greqinë, me historinë e saj të mosmarrëveshjeve mbi kufijtë në Detin Egje dhe Qipro, si dhe për gazin në Mesdheun Lindor.

Sa herë që takohen zyrtarët grekë dhe izraelitë, dyshimet e Erdoganit shtohen, por a janë Greqia dhe Izraeli bashkë kundër Turqisë?

Komploti i huaj

Turqia e sheh Izraelin si një fuqi të madhe për sa i përket aftësisë së tij për të mobilizuar mediat botërore dhe beson se po i shtyn mediat të ekzagjerojnë shtrirjen e protestave anti-Erdogan dhe të destabilizojnë qeverinë turke.

Edhe pse Turqia dhe Izraeli kanë pasur një marrëdhënie të trazuar në të kaluarën, veçanërisht në 20 vitet që islamistët kanë qeverisur Turqinë, armiqësia mes dy vende ka hyrë në një fazë të re. Kjo për shkak të mbështetjes së Erdoganit për palestinezët e Gazës dhe armiqësisë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe politikave të tij luftarake në Gaza dhe Liban.

Kampi i Erdoganit beson se mediat globale – të ndikuar nga Izraeli – kanë punuar për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të presidentit turk dhe për ta portretizuar administratën e tij si në prag të kolapsit. Erdogan thotë se kjo është një luftë propagandistike, që po bëhet kundër qeverisë turke dhe jo një çështje e pakënaqësisë popullore.

Protestat në Turqi, kush po komploton kundër regjimit? Erdogan zbulon