EMRAT/ Rama ‘blindon’ ministrat në lista të sigurta. Qarqet ku kandidojnë…

Në Partinë Socialiste vijojnë konsultimet lidhur me listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërkohë që afati përfundimtar për përmbylljen e tyre është data 12 mars.

Prej disa orësh Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, po zhvillon bisedime me drejtuesit e qarqeve, që po japin propozimet e tyre, ndërkohë që do të jetë kryesia në mbledhjen e së martës që do të japë vendimin final.

Gjatë ditës së hënë, Rama do të ketë takime me këshillin e diaporës, nga ku pritet të marrë emra të tjerë kandidatësh, që më pas do të integrohen sipas qarqeve, në listat e PS-së.

Ajo që dihet deri më tani është fakti se drejtuesit politikë të PS dhe ministrat do të jenë në listat e sigurta, ndërsa deputetët me më shumë se dy mandate do të garojnë në lista të hapura.

Referuar burimeve nga PS, të paktën 6 ministra do të garojnë në listën e Tiranës, ndërsa vetëm një prej tyre mund të jetë në listën e hapur, për shkak se ka më shumë se dy mandate si deputet.

Më Vlorë priten të kandidohen dy ministra, në Elbasan 3, ndërsa Gjirokastra, Lezha dhe Fieri do të kenë nga 1 ministër.

Nga raportimet mësohet se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të kandidojë në Tiranë duke mbuluar njësinë 1, ndërsa Blendi Gonxhe po në Tiranë mbulon njësinë 6 apo zonën e Kombinatit.

Gjithashtu në Tiranë janë edhe Igli Hasani, ministër i Jashtëm, Petrit Malaj ministër i Financave, Adea Pirdeni ministre e Shtetit për Administratën Publike, e cila është angazhuar në njësinë 8 dhe Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit, e cila është një prej drejtueseve politike për Qarkun e Tiranës.

Qarqet e kandidimit të ministrave

Ervin Hoxha Tiranë

Pirro Vëngu Vlorë

Belinda Balluku Fier

Igli Hasani Tiranë

Ulsi Manja Lezhë

Ogerta Manastirliu Tiranë

Blendi Gonxhe Tiranë

Adea Pirdeni Tiranë

Arbjan Mazniku Elbasan

Bora Muzhaqi Elbasan

Taulant Balla Elbasan

Mirela Kumbaro Gjirokastër

Anila Denaj Vlorë

Petrit Malaj Tiranë