BOJKOTI I MINATOREVE/ Në Bulqizë vijohet me bojkotin e punës, Minatorët kundërshtojnë kërkesën për të punuar të shtunat dhe…

Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës. Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e rrogës siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.

Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës.