BLLOKIMI I LLOGARIVE/ Ajola Xoxa në GJKKO kërkon heqjen e sekuestros.

Ajola Xoxa është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO për seancën lidhur me ankimimin mbi sekuestron e llogarive bankare.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka ankimuar dy ditë më parë në GJKKO sekuestrimin e llogarive bankare nga ana e SPAK në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.