BAYERN MUNICH/ Nga Muller te Goretzka, nisin negociatat për rinovimet e tjera te Bavarezët

Të enjten, Joshua Kimmich ndoqi Manuel Neuer, Alfonso Davies dhe Jamal Musiala, duke vazhduar kontratën e tij me Bajern Munich. Megjithatë, ka ende punë për t’u bërë për menaxhimin sportiv të klubit, me Thomas Muller, Erik Dier dhe Leroy Sane, të gjithë jashtë kontratës në fund të sezonit.

“Sigurisht që ne po mendojmë për këtë, ne kemi folur tashmë me palët dhe do të kemi bisedime të mëtejshme. Unë dua që çështjet të zgjidhen përpara fazës vendimtare të sezonit”, tha anëtari i bordit të sportit, Maks Eberl, në një konferencë për shtyp të premten.

“Mendoj se kemi arritur marrëveshje me lojtarët kryesorë. Dhe tani ne kemi një lojtar shumë të veçantë si Thomas (Muller), një lojtar shumë të veçantë si Sane dhe një si Erik Dier, paraqitjet e të cilit na kanë dhënë çdo arsye për të menduar se si do të duket e ardhmja.

Ne do t’i kemi ato bisedime së shpejti, së shpejti për mua do të thotë në javët e ardhshme. Goretzka ka performuar shumë, shumë mirë që nga 1 shtatori dhe ka shfrytëzuar maksimalisht mundësitë e tij. Leon ka nënvizuar rëndësinë e tij, kështu që është një situatë e shkëlqyer për ne”, tha Eberl.