ALARM NE ASHM/ Rikthimi i Bashës në publik sikletos Berishën: Lëre Lulin! Debato vetëm me mua!

Startimi i fuqishëm i kësaj fushate nga ana e Lulzim Bashës duket se më shumë sesa ka xhelozuar Sali Berishën, e ka vënë në alert këtë të fundit. Ndonëse është përpjekur ta injorojë ritjen e Bashës nga përplasja online me Ramën, Berisha nuk e ka fshehur më xhelozinë e shqetësimin dhe për t’i dhënë fré kësaj situate sot I ka hedhur dorezat Edi Ramës duke I kerkuar atij debat, si një mënyrë për larguar vëmëndjen e publikut nga kreu Euroatlantik. Këtë të mërkurë në konferencën me gazetarët, ai i ka bërë thirrje Ramës që të lërë “Lali Lulin”, por të debatojë vetëm me atë!

Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve.

Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve.
Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër.
Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme.

Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë.
Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi.

Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do vërshojnë miliardat. Kush e shterroi naftën e Shpiragut? Mashtrimet e Edi Ramës se kompania nuk foli asnjë fjalë. 
Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve?

U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre.
Edhe njëherë i bëj thirrje medieve, monologjet e tij t’i hedhin në kosh nëse ai nuk pranon konferencat me gazetarët.
Imagjinoni të dashur qytetarë, çfarë bën ai.

Ai urdhëron mediat e tij që të mos thonë asnjë fjalë për programet, për konferencat e mia për programet, vetëm e vetëm që ta dominojë hapësirën mediatike me marrëzitë e tij, banalitetet e paskrupullta, me reptilë.
Dhe më në fund me Lul Bravën.