VENDIMI/ SHBA shpall si organizata terroriste globale kartelet e drogës nga “Tren de Aragua” te “Sinaloa”

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur grupet “Tren de Aragua”, kartelin “Sinaloa” dhe kartele të tjera të drogës, si organizata terroriste globale.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit të SHBA, tha se grupet paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA.

Presidenti Donald Trump, lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv pas marrjes së detyrës më 20 janar, i cili u bëri thirrje zyrtarëve të vlerësojnë nëse ndonjë kartel kriminal apo bandë duhet të përcaktohen si grupe terroriste.

Gjatë presidencës së Trumpit 2017-2021, ai mori në konsideratë emërtime të tilla, por përfundimisht i anuloi planet .