TELEFONATA ME RAMEN/ Zelensky zbardh detajet nga biseda: Çdo diskutim për Ukrainën dhe BE, duhet të bëhen me pjesëmarrjen tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ndarë detajet e një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në postimin e tij në rrjetin social “X”, Zelenksy falenderon Ramën dhe shtetin shqiptar për suportin e vazhdueshëm që ka treguar për Ukrainën.

Ndër të tjera presidenti Zelensky nuk kalon pa hedhur dy fjalë në drejtim të Trump dhe bisedimeve të fundit të zhvilluara me Rusinë në Rijad për armëpushimin e luftës. Duke treguar se pjesë e bisedimeve telefonike me Ramën, ishin dhe iniciativat diplomatike evorpiane, Zelensky shton se rëndësia e Eruopës në tryezat e bisedimeve është tepër e rëndësishme.

Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkruan Volodymyr Zelensky.

Reagimi i plotë:

Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.

 Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelesnky.