RETROSPEKTIVE 1991/ Bashkëjetesa midis pluralizmit dhe busteve të tij ishte një paradoks historik dhe kulturor.

Retrospektivë, 1991. Më 20 shkurt u rrëzuan bustet / shtatoret e diktatorit Hoxha. Bashkëjetesa midis pluralizmit dhe busteve të tij ishte një paradoks historik dhe kulturor. Reagimi? Qeveria e vjetër/e re mbylli universitetin, mijëra të rinj emigruan me anije drejt Italisë ndërkohë që në zonat bastion të PPSH u krijua “Vullnetarët e Enverit”.

Lista e figurave drejtuese të shoqatës është pjesë e dokumentacionit historik, – shumica e drejtuesve ushtarakë (me ligj të depolitizuar), figura publike, drejtues lokalë, etj, thuajse e gjithë struktura shtetërore. Si pjesë e kulturës së miteve/retushimit shumë prej tyre vijojnë ende të mburren në media sesi e sollën demokracinë! Siç shihet në dokument, u tha se nënshkrues ishin 1 milionë. Realisht ishin shumë dhe kjo u konfirmua në zgjedhjet e 31 marsit kur PPSH fitoi me mbi 1 milionë vota. Po kaq ndryshuan mendje më 22 mars 1992 dhe votuan kundër PPSH.

Pluralizmi dhe sistemi i ri u vunë në sprovë brenda 3 muajsh nga krijimi. Dihet përfundimi. Për statistikë, në Gjirokastër busti u rrëzua më vonë, me 28 korrik 1991, rreth 45 ditë pas krijimit të qeverisë së Stabilitetit Bufi & Pashko.

Kështu nisi.