Los Blancos janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ëndrra e madhe e madrilenëve është Alphonso Davies. Megjithatë, lojtari kanadez është i prirur që të qëndrojë te Bayern Munich dhe kjo gjë detyron skuadrën “galaktike” që të vëzhgojë të tjera alternativa.
Sigurisht që një prej lojtarëve të kërkuar është edhe Federico Dimarco. Anësori i Interit prej disa sezonesh është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij duke garantuar sukses si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues.
Kështu, drejtuesit po lëvizin për të nisur kontaktet me Interin. Mbetet për t’u parë qëllimi i Dimarco-s, i cili në fakt më përpara ka refuzuar 2 skuadra nga Premier Liga për të qëndruar në Milano.









