Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane Sonoran Policy Group, LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas dokumentit të regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), Lulzim Basha ka kërkuar mbështetje për SPAK dhe GJKKO.
Në objektivin e kësaj marrëveshjeje thuhet se është rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë funksionale dhe mbrojtjes së lirive themelore.
Prej disa ditësh Lulzim Basha ndodhet në SHBA konkretisht në Washington DC, ku mësohet se ka pasur takime të rëndësishme në Capitol Hill, State Departament dhe me zyrtarë të IRI.
Ndërkohë axhenda me vizita dhe takime të tjera vijon ….









