Hamasi ka konfirmuar zyrtarisht listën e pengjeve që do të lirohen gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për: Omer Shem Tov, Elia Cohen, Omer Wenkert, Tal Shoam, Avra Mengishtu dhe Hisham El-Sayed.
Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, më shumë se 600 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim.
Njoftimet janë një shenjë se marrëveshja e brishtë e armëpushimit mbetet në rrugën e duhur, pavarësisht tensioneve pas pretendimeve izraelite se trupi i pengut Shiri Bibas nuk u kthye në Izrael siç ishte premtuar nga Hamasi.
Grupi militant këmbëngul se po i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit dhe “nuk ka interes të mbajë asnjë trup në zotërim të tij”.
Grupi militant thotë se katër pengjet të cilët tashmë kishin ndërruar jetë, të cilët u dorëzuan të enjten ishin vrarë nga një sulm ajror izraelit në nëntor 2023 dhe trupat mund të ishin identifikuar keq për shkak të bombardimeve në zonë.









