Kuvendi ka votuar seancën e djeshme për të shkarkuar plotësisht Këshillin Drejtues të RTSH. Me një votim të fshehtë, të mbështetur nga shumica e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues u shkarkuan nga detyra.
Mes emrave të larguar janë: Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi. Kjo gjë vjen si pasojë e dyshimeve mbi parregullsi në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të RTSH-së, ku u raportuan shkelje të ligjit dhe mungesë transparence. Deputetët e Komisionit të Medias dorëzuan projektvendimin në Kuvend, i cili u miratua me shumicë votash.









