DEKLARATA PARALAJMERUESE/ Liderja e AfD-së: Dyfishuam votat tona. Nëse CDU bën koalicion me të majtën, tradhton programin e saj

Liderja e Alternativës për Gjermaninë (AFD) Alice Weidel, iu është drejtuar me një mesazh mbështetësve pas publikimit të Exit Poll-eve, duke theksuar se partia e saj ka dyfishuar mbështetjen, ndërsa rivalët kanë humbur gjysmën e votave.

Sipas sondazheve, partia e ekstremit të djathtë parashikohet të marrë rreth 20 për qind të votave.

Weidel e shfrytëzoi këtë moment për të lëshuar një paralajmërim ndaj CDU-së, duke thënë se nëse kjo e fundit tradhton programin e saj dhe bashkëpunon me të majtën, atëherë zgjedhjet e ardhshme mund të ndodhin më shpejt se pritet, dhe Alternativa për Gjermaninë do të kalonte CDU-në si partia më e madhe.