DEKLARATA E RAMES/ Gjyqi për shpifje me Gazment Bardhin, Kryeministri: Prova s’kanë dhe s’përdridhen…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në platformën X lidhur me gjyqin për shpifje kundër deputetit demokrat Gazment Bardhi.

Kryeministri Rama tha se në këtë seancë avokatët e deptuetit Bardhi kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e penales pasi deklaratata e bëra nga ai janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur.

Rama shton se duke qenë se gjyqi i Bardhit vjen pasi ai ka akuzuar kryeministrin se ka fshirë emrin e të vëllait nga dosja, ndaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit.

Postimi i Ramës:

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu, pavarësisht se SPAKU e nxorri qartë fare që ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithatë, avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe bëhet fjalë për deklaratat e Bardhit për kryeministrin që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurorë që pastaj i ka promovuar etj. etj.. Pra, gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe s’përdridhen duke shtyrë seancat me llafe bosh. Ju informoj për seancën tjetër.”

Eh, Babale, Babale… s’përdridhu, s’përdridhu…