Teuta ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për takimin e 26-të sezonal ndaj Tiranës në Durrës. Takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Bledar Hodo dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar dje në “Niko Dovana” një seancë të karakterit teknikotaktik, ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj bardhebluve. Grupi është pothuajse i plotë, me përjashtim të Vasilis Zogos, i cili për shkak dëmtimi nuk do të jetë gati për këtë sfidë.

Tirana është gati për sfidën ndaj Teutës. Skuadra tashmë është më e plotë me disa kthime. Sipas trajnerit Bledi Shkëmbi edhe Mici do të jetë i gatshëm, ndërsa tekniku llogarit dhe tre rikthimet Marku, Përgjoni e Ndreca.
Në këtë rast, korçari do ta ketë ekipin e plotë, ndërsa pritet të zgjedhim më të mirët e mundshëm për këtë sfidë kampionati. Në stërvitjen e djeshme, Shkëmbi nuk e tregoi formacionin, ndërsa në portë, dihet që luan Selmani.
Mbrojtja do të rreshtohet me Vera ose Meta, Kola, Dembele, Përgjoni. Mesfusha do të ketë Ndrecën, Rafael, Smaçin ose Markun dhe Prengajn. Në sulm do të jetë dyshja Zharmuni-Ernest. Për t’u parë është gjendja e Solerit, i cili është gati, por nuk mund të luajë 90 minuta. Të gatshëm këtë herë skuadra do të ketë pesë lojtarë më shumë se takimi i mëparshëm ndaj Skënderbeut.










