“Paketa e Maleve” zgjerohet në gjithë vendin – Ja 49 bashkitë që preken nga veriu në jug

Qeveria ka zgjeruar zbatimin e “Paketës së Maleve”, një nismë që tashmë përfshin 49 bashki në të gjithë territorin e vendit. Nga zonat veriore deri në jug të Shqipërisë, janë shpallur dhjetëra zona me përparësi për zhvillim ekonomik, me synimin për të nxitur investimet dhe zhvillimin e zonave malore.

Sipas të dhënave zyrtare, vendimet për zbatimin e kësaj pakete kanë nisur gjatë vitit 2025 dhe kanë vijuar edhe përgjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë miratuar 10 vendime të Këshillit të Ministrave, ndërsa pjesa më e madhe e tyre është miratuar gjatë këtij viti.

Vendimi më i fundit është marrë më 30 qershor 2026, me të cilin janë përcaktuar 20 zona me përparësi për zhvillim ekonomik në territorin e Bashkisë Mallakastër.

“Paketa e Maleve” synon krijimin e lehtësive ligjore dhe administrative për zhvillimin e investimeve në zonat malore, duke promovuar turizmin, agroturizmin dhe aktivitete të tjera ekonomike, me qëllim rigjallërimin e këtyre territoreve dhe frenimin e shpopullimit.

Vendime të marra në vitin 2025 për bashkitë:
Skrapar
Përmet
Belsh
Kukës
Elbasan
Shkodër
Mat
Vau i Dejës
Klos
Shijak

Vendime të marra në vitin 2026 për bashkitë:
Dibër
Memaliaj
Tepelenë
Maliq
Vorë
Krujë
Lushnje
Cërrik
Poliçan
Këlcyrë
Kuçovë
Gramsh
Tropojë
Sarandë
Lezhë
Pukë
Bulqizë
Mirditë
Rrogozhinë
Kavajë
Librazhd
Himarë
Dimal
Durrës
Berat
Vlorë
Selenicë
Dropull
Kurbin
Kamzë
Delvinë
Konispol
Pogradec
Fier
Gjirokastër
Patos
Malësi e Madhe
Kolonjë
Devoll
Mallakastër