Aksident tragjik në Itali – Humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në zonën e Pastoranos, Itali, u ka marrë jetën dy personave, mes tyre një 42-vjeçar shqiptar, ndërsa një tjetër shtetas shqiptar mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 të së dielës, kur një automjet Fiat Stilo u përplas me një mjet komercial Piaggio Porter në rrugën shtetërore Appia. Sipas hetimeve paraprake, Piaggio Porter hyri në rrugën kryesore nga një rrugë dytësore dhe u godit nga Fiat Stilo, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesi italian 69-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 42-vjeçar. Një tjetër shqiptar, pasagjer në automjet, u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin e Casertës, ndërsa autoritetet italiane bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.