Flakët kanë nisur fillimisht në njërën prej magazinave. Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në magazinën tjetër.
Në të dyja objektet ndodheshin materiale ushqimore për bagëtitë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Divjakës. Ekipet kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e zjarrit dhe për të penguar përhapjen e tij drejt zonave përreth.
Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë janë kërkuar edhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës.
Dy banesa që ndodhen pranë magazinave janë vënë në rrezik nga flakët. Ekipet e emergjencës po punojnë për mbrojtjen e tyre dhe për shuarjen e plotë të zjarrit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.









