Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Prekalit, në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së krimit.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Detaje të tjera priten të bëhen publike nga autoritetet gjatë vijimit të hetimeve.









