Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari gjatë takimit në Zvërnec, pas një debati për çështjen e pronësisë së tokës në zonë.
Qytetari shprehu shqetësimin e tij për një deklaratë të mëparshme, duke thënë se ishte ndjerë i lënduar nga fjala se toka ishte “e trashëguar dem baba dem”, ndërsa theksoi se prej 35 vitesh çështja e pronës është ende në gjykim.
Në përgjigje, Rama tha se ai nuk është takuar kurrë me pronarët e përfolur dhe se ka pasur një keqkuptim në interpretimin e fjalëve të tij. Sipas tij, prona është trajtuar si e kthyer në një proces të mëhershëm dhe jo nga qeveria aktuale.
Ai shtoi se çdo konflikt pronësie nuk mund të zgjidhet nga qeveria apo institucionet administrative, por vetëm nga gjykata, ndërsa kërkoi që deklaratat të mos keqinterpretohen pasi “fjalët kanë peshë”.









