Dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, u mblodhën këtë të hënë në qendër të Tiranës për të protestuar kundër zhvillimeve në Zvërnec dhe për të kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar në zonë.
Protestuesit marshuan nga Sheshi Sheshi Skënderbej drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa gjatë itinerarit ndaluan pranë Ministrisë së Brendshme, ku vendosën simbolikisht tela me gjemba, në shenjë proteste ndaj rrethimit të zonës së Zvërnecit gjatë ditëve të fundit.
Gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi.
Pjesa më e madhe e protestuesve ishin të rinj, të cilët kërkuan ndryshime politike dhe më shumë transparencë lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, si dhe me mënyrën e menaxhimit të protestave nga institucionet shtetërore.









