Rubio: 48 orët vendimtare, drejt hapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar nga Nju Delhi se janë shënuar “përparime të rëndësishme” në negociatat me Iranin, por pa arritur ende një marrëveshje përfundimtare.

Në një konferencë për shtyp, ai përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se “Iran nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”, duke e quajtur “absurde” idenë se një administratë e mundshme e Donald Trump do të pranonte një skenar të tillë.

Rubio la të kuptohet gjithashtu se zhvillimet e fundit mund të kenë ndikim në lëvizjen e naftës dhe tregtisë globale përmes Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se progresi i 48 orëve të fundit mund të çojë drejt një “hapjeje të plotë, pa kufizime”, nëse marrëveshja ecën sipas planit.

Megjithatë, ai theksoi se ende ka “punë për të bërë”, ndërsa njoftimet zyrtare pritet të bëhen nga Donald Trump, ndoshta gjatë ditës së sotme.