Marco Rubio ka kërkuar hartimin e një “Plani B” për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, në rast se Irani refuzon të garantojë lirinë e lundrimit.
Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO në Suedi, Rubio deklaroi se aleatët duhet të jenë të përgatitur edhe për skenarin e dështimit të negociatave me Teheranin.
Sipas tij, një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Franca dhe Britania e Madhe po diskuton mundësinë e një misioni detar për garantimin e kalimit të lirë të anijeve në ngushticë.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa tensionet mes SHBA, Izraeli dhe Iranit kanë rritur shqetësimet për sigurinë energjetike globale.









