Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka dërguar një letër udhëheqësve të Bashkimi Evropian, ku propozon përdorimin e “zgjidhjeve inovative” për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve kandidate, përfshirë Shqipëria.
Në letrën e bërë publike, Merz thekson se BE duhet të mbetet e përkushtuar ndaj premtimit për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, në përputhje me kriteret e Kopenhagenit dhe proceset e përcaktuara më herët në axhendën e zgjerimit europian.
Ai propozon që për vendet që kanë avancuar prej kohësh në reformat e kërkuara, të shqyrtohet një model i ri integrimi, i cili do të lejonte afrimin gradual me strukturat e BE-së, përmes fazave të ndërmjetme.
Sipas tij, ky proces do të bazohej në ndërtimin e “blloqeve të integrimit”, të cilat do të mundësonin pjesëmarrje të pjesshme në politika të caktuara të Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendet vazhdojnë të përmbushin standardet e nevojshme.
Merz thekson gjithashtu se ky model duhet të shoqërohet me mbështetje më të madhe financiare dhe teknike për vendet kandidate, në mënyrë që reformat të zbatohen më shpejt dhe më efektivisht.
Propozimi shihet si një përpjekje për të rigjallëruar procesin e zgjerimit të BE-së, i cili prej vitesh ka hasur vonesa dhe skepticizëm në disa shtete anëtare.









