Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse opozita vjen në pushtet do të nisë konfiskimi i pasurive të krimit në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare.
Gjatë një takimi në selinë e PD-së, të fokusuar te siguria dhe situata e rendit në vend, Berisha akuzoi qeverinë për dështim në mbrojtjen e qytetarëve dhe tha se Shqipëria po përballet me dy “kuçedra” të mëdha energjetike.
“Shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoin-it janë dy kuçedrat e energjisë sot në vend”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, aktivitetet e paligjshme që lidhen me kultivimin e drogës dhe minierat e kriptomonedhave po rëndojnë sistemin energjetik dhe po fuqizojnë ekonominë kriminale.
Ai shtoi se një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të krijuara nga aktivitetet kriminale.
Berisha: Fijet janë të gjitha te Edi Rama. Ky vend është shndërrua në plaçkitësin më të keq të qytetarëve europianë. Në një zinxhir pafund call center, në patronimin total të komisariateve të policisë. Nën kryesinë e Olsi Ramës. Po. Amant Josifi, i cili u diktua si eksponent kryesor i grupit Milto që kishte grabitur qytetarët europianë mbi 2 mld euro ishte një lejtnant i Olsi Ramës. Sot janë qindra call center që mashtrojnë dhe vjedhin qytetarët europianë. Bitcoini, e ka familja Rama. Mos harroni kurrë një deklaratë të Ardian Çelës, në parlament. energjinë kuçedra e energjisë janë 2, shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoinit. Janë ekskluzivitet patronazh i Edi Ramës.
Kjo situatë dramatike ku krimi vendos. Psikologjia e kriminelit po bëhet psikologji e lavdërueshme. Kurrë një shoqëri e lirë, nuk mund ta mposhtim kurrë banditët, vetëm në një rrethanë kur ata kanë prapa shtetin.
Një situatë ku krimi dhe mafia, ka penetruar në nivelet më të larta. Skandali me Diellën që nuk ka një nivel të vetëm të urtësisë artificiale. Qoftë dhe një element të vetëm.
Ne me programin tonë kam bindjen më të madhe se do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor, do presim me gërshërë e çelikta të ligjit të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit, krimin. Me një agjenci të veçantë do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi.
Do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Do qëndrojmë kundër terrorizmit. Do vendosim lidhjet më luajale më të gjitha agjencitë ndërkombëtare.









