Apelit GJKKO rikthehu në burg Lefter Kokën – Ish-ministri prej muajsh i zhdukur nga Shqipëria

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, duke lënë në fuqi dënimin ndaj tij për shpërdorim detyre, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Sipas vendimit, Koka është dënuar me 2 vite burg me gjykim të shkurtuar, ndërsa Apeli ka ndryshuar pjesën e vendimit të shkallës së parë që lidhej me shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke urdhëruar që ai të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Megjithatë, zbatimi i vendimit mbetet ende i paekzekutuar, pasi ish-ministri rezulton prej disa muajsh jashtë territorit të Shqipërisë dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij nga autoritetet.

Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur rreth 6 muaj burgim për të vuajtur lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, një nga dosjet më të rëndësishme hetimore të viteve të fundit në vend.