Marrëveshje SHBA-Kinë – Trump: Xi Junoing garanton mosarmatosjen e Iranit dhe hapjen e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping i ka premtuar se Kina nuk do t’i furnizojë me pajisje ushtarake Iranin në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Xi kishte folur “me forcë” kundër dërgimit të armëve për Teheranin.

“Ai tha se nuk do të japë pajisje ushtarake”, deklaroi Trump pas takimit të zhvilluar mes dy liderëve në Pekin.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se Xi Jinping kishte ofruar ndihmë për mbajtjen të hapur të Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se lideri kinez dëshiron që qarkullimi ndërkombëtar në këtë korridor strategjik të mos bllokohet.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit.