Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në Kuvend për të miratuar rezolutën mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Projekt-rezoluta u miratua në seancën plenare me 114 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim, ai i deputetit Bujar Leskaj.
Rezoluta synon të forcojë bashkëpunimin politik dhe institucional për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian dhe parashikon angazhim të përbashkët nga të gjitha palët politike për përmbushjen e reformave dhe standardeve të kërkuara nga Brukseli.










