Sali Berisha, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me pensionistë dhe ekspertë të ekonomisë në selinë blu, ku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe mënyrës së trajtimit të shtresave në nevojë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se pensionistët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe se, sipas tij, premtimet e kryeministrit Edi Rama për bonuset dhe mbështetjen financiare nuk janë reflektuar realisht në jetën e tyre.
Sipas liderit demokrat, pensionistët “marrin vetëm thërrime”, ndërsa akuzoi qeverinë për shpërdorim të pasurive publike dhe korrupsion në nivelet më të larta.
Berisha përmendi veçanërisht zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke deklaruar se ajo dhe drejtues të tjerë të qeverisë kanë “tejkaluar çdo limit” në menaxhimin e fondeve dhe aseteve shtetërore.
Ai akuzoi mazhorancën për plaçkitje të pasurive publike dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike të qytetarëve, ndërsa premtoi se opozita do të vijojë denoncimet për atë që e cilësoi si abuzim me pushtetin dhe financat publike.









