Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Irani ka lëshuar 4 raketa në drejtim të Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur frikën për një konflikt të hapur në rajon.
Sipas Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe, tre prej raketave janë neutralizuar mbi ujërat territoriale, ndërsa një tjetër ka rënë në det, pa raportime për dëme apo viktima.
Më herët gjatë ditës, mijëra qytetarë në Dubai morën një alarm urgjent në telefonat e tyre, ku paralajmëroheshin për rrezik të mundshëm nga sulmet me raketa dhe u kërkohej të kërkonin menjëherë strehim në vende të sigurta.
Mesazhi, i shpërndarë në anglisht dhe arabisht nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, u rekomandonte banorëve të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, duke pritur udhëzime të mëtejshme nga autoritetet.
Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.









