Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të nisin negociatat për pjesëmarrjen e Britanisë në një nga instrumentet kryesore financiare të inovacionit në Evropë, duke sinjalizuar një afrimitet të ri mes Londrës dhe Brukselit në fushën e teknologjisë dhe ekonomisë digjitale.
Marrëveshja është arritur gjatë takimit mes Kryeministrit britanik Keir Starmer dhe Presidentes së Ursula von der Leyen, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar në Jerevan.
Sipas deklaratës së përbashkët, palët kanë vendosur të hapin bisedimet për përfshirjen e Britanisë në Fondin Evropian të Investimeve në Teknologji, përfshirë edhe programin “Scaleup Europe”, i cili synon të mbështesë kompanitë inovative me rritje të shpejtë në tregun evropian.
Ky fond është pjesë e strukturave të inovacionit të Bashkimit Evropian dhe lidhet ngushtë me nismat e Këshilli Evropian i Inovacionit, që synon forcimin e konkurrueshmërisë teknologjike të kontinentit në raport me SHBA dhe Azinë.
Të dyja palët e kanë cilësuar procesin e negociatave si “ambicioz”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e teknologjisë së avancuar, inovacionit dhe zhvillimit të startup-eve.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt riforëcimit të lidhjeve ekonomike dhe teknologjike mes Londrës dhe Brukselit, pas viteve të tensioneve të krijuara nga procesi i daljes së Britanisë nga BE.









