Gruaja e Mirit ‘shuan’ thashethemet: S’kam qenë kurrë xheloze për Selin, nuk kishte ndjenja!

Një moment surprizë dhe i shumëkomentuar u regjistrua në emisionin S’e Luan Topi, ku Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, u shfaq papritur në studio dhe dha një deklaratë që hodhi poshtë të gjitha aludimet për një lidhje mes tij dhe Seli Bollatit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.

Me një qëndrim të qetë dhe të sigurt, Rabea theksoi se nuk ka ndjerë asnjëherë xhelozi ndaj Selit, pasi, sipas saj, mes Mirit dhe saj nuk ka ekzistuar asnjë ndjenjë romantike. Ajo nënvizoi se besimi në marrëdhënien e tyre ka qenë gjithmonë i plotë dhe i palëkundur.

“Unë nuk jam ndjerë xheloze, absolutisht jo. Kam pasur dhe kam besim tek partneri im. Nuk kam pse të jem xheloze për diçka që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur për këtë,” u shpreh ajo, duke iu përgjigjur indirekt edhe komenteve dhe kritikave që kanë qarkulluar jashtë shtëpisë së reality show-t.

Rabea pati gjithashtu një mesazh për publikun dhe komentuesit, duke kërkuar më shumë kujdes në gjykime: sipas saj, njerëzit shpesh flasin pa qenë në dijeni të plotë të situatave reale.

Nga ana tjetër, edhe vetë Miri foli gjatë emisionit për një çështje personale, duke zbuluar arsyen pse nuk ka marrë ende shtetësinë gjermane, ndonëse prej vitesh është i martuar me një shtetase të Gjermania. Ai tregoi se më parë kishte hezituar të aplikonte, pasi kjo do ta detyronte të hiqte dorë nga shtetësia shqiptare.

“Nuk kam dashur ta marr më herët, sepse duhej të hiqja dorë nga ajo shqiptare. Nuk do ta bëja kurrë këtë. Tani kushtet kanë ndryshuar dhe mund t’i mbaj të dyja,” u shpreh ai.

Deklaratat e çiftit kanë sjellë një reagim të madh në rrjet, duke i dhënë fund një prej diskutimeve më të nxehta që kanë shoqëruar rrugëtimin e Mirit në “BB VIP 5”.