FORMULA 1/ McLaren dominon në Majemi: Norris dhe Piastri fitojnë sprintin

Formula 1 ka parë një rikthim të fortë të McLaren, me dyshen Lando Norris dhe Oscar Piastri që dominuan garën sprint në Çmimin e Madh të Majemit.

Pas një fillimi sezoni jo shumë bindës, ndryshimet në makinën e McLaren rezultuan të suksesshme, me Norris dhe Piastri që ruajtën pozicionet e para gjatë gjithë garës, duke kaluar vijën e finishit pa probleme.

Pas tyre u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që gjithashtu ka bërë përmirësime të dukshme në performancë, duke lënë pas makinat e Mercedes.

Ndërkohë, Kimi Antonelli e mbylli garën në vendin e katërt, por u penalizua për tejkalim të limiteve të pistës, duke i dhënë kështu pozicionin shokut të skuadrës George Russell. Në vijim u rendit edhe Max Verstappen, i cili vazhdon të mbetet në garë për pozicionet kryesore.

Gara sprint në Majemi konfirmon rikthimin e McLaren si një rival serioz në këtë fazë të kampionatit.