Rreth 50 sulme ajrore në jug të Libanit brenda 24 orëve – Izraeli: Goditëm objektiva të Hezbollahut

Israel Defense Forces kanë njoftuar se kanë kryer rreth 50 sulme ajrore në jug të Lebanon gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht armëpushimit që mbetet në fuqi.

Në një reagim në platformën X, ushtria izraelite bëri të ditur se objektiv i goditjeve kanë qenë pozicionet dhe infrastruktura e Hezbollah në disa zona të jugut të vendit.

Sipas Israel Defense Forces, gjatë së njëjtës periudhë, Hezbollahu ka lëshuar një numër raketash drejt forcave izraelite që operojnë në territorin jugor të Libanit, por ato kanë rënë në zona të hapura, pa shkaktuar pasoja të raportuara.

Ndërkohë, National News Agency ka raportuar se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në zonën e Nabatieh.

Përshkallëzimi i fundit i situatës vjen në një moment kur armëpushimi mbetet i brishtë, duke rritur shqetësimet për një rikthim të mundshëm të përplasjeve të gjera në rajon.