Trump i kërkon Izraelit të kufizojë operacionet ushtarake në Liban

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyah që të kufizojë veprimet ushtarake në Liban, duke kërkuar që ato të mbeten vetëm në operacione të targetuara.

Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se ndërhyrjet duhet të jenë “kirurgjikale”, me synim objektiva specifikë dhe me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Kjo thirrje vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku situata në Liban konsiderohet e brishtë dhe çdo zgjerim i operacioneve ushtarake mund të ndikojë në stabilitetin rajonal.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me këtë kërkesë, ndërsa zhvillimet në terren mbeten të tensionuara.