Atentati në Lezhë – Identifikohen viktimat – Zbardhet e kaluara…(FOTO)

Janë zbuluar identitetet e viktimave të atentatit të ndodhur në fshatin Balldre.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci, të cilët u gjetën të pajetë brenda një automjeti tip “Audi”.

Detaje të reja janë zbuluar për të kaluarën e një prej viktimave të atentatit në Balldre, Kreshnik Mujeci.

Sipas të dhënave, ai ishte arrestuar në vitin 2017 së bashku me vëllain e tij, pasi dyshoheshin për një vrasje të ndodhur një vit më parë në Shkodër.

Në atë kohë, policia njoftonte se ishin lokalizuar dhe kapur vëllezërit Lin dhe Kreshnik Mujeci, banues në Torovicë të Lezhës, si të dyshuar për vrasjen e një shtetasi në fshatin Mali i Jushit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.

Kreshnik Mujeci u vra ditën e sotme së bashku me bashkëshorten e tij, teksa ndodheshin brenda një automjeti, në atentatin e ndodhur në fshatin Balldre.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.