Surprizë e madhe te Burnley; Legjenda i Liverpool kandidat për trajner – në pritje edhe Armando Broja

Burnley pritet të bëjë ndryshime të mëdha pas një sezoni të vështirë që ka përfunduar me rënie nga kategoria, duke detyruar drejtuesit të mendojnë për një projekt të ri në Championship.

Sipas zhvillimeve të fundit, në listën e kandidatëve për pankinën është shfaqur emri i legjendës së Liverpool, Steven Gerrard, i cili aktualisht është pa ekip pas largimit nga Al-Ettifaq.

Për Gerrard, një kalim te Burnley do të ishte eksperienca e parë si trajner në Championship, pasi më herët ka drejtuar edhe Aston Villa në Premier League.

Ky zhvillim vjen në një moment ku edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja po pret qartësimin e situatës së tij te klubi, ndërsa ndryshimi në stol mund të ndikojë në rolin dhe të ardhmen e tij.

Burnley pritet të nisë një cikël të ri ndërtimi në sezonin e ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.