Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas të shtënave të ndodhura gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në një postim në “Facebook”, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një “akt horror”, duke dënuar ashpër sulmin që, sipas tij, synonte të shkaktonte një tragjedi.
Ai theksoi se Partia Demokratike dënon me forcë ngjarjen dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan, i cili evakuoi Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë, si dhe neutralizoi autorin e dyshuar.
Sipas tij, pavarësisht incidentit, nuk pati viktima mes të ftuarve, ndërsa një agjent i sigurisë mbeti i plagosur.
Berisha e konsideroi sulmin si një tentativë për të tronditur rendin dhe demokracinë, duke e dënuar atë në termat më të fortë.
Postimi i Berishës:
Akt horror!
Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hilton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapi zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos, por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoi aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroi ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.
PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.









