Festivalin e Shkencës – Rama shpotit ambasadorin e Gjermanisë: Më në fund pamë një gjerman që bashkëpunon me komshiun

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku ka mbajtur një fjalim përshëndetës dhe ka bërë batuta gjatë aktivitetit.

Duke iu referuar pranisë së ambasadorit gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, Rama tha me humor se “më në fund po shohim një gjerman që bashkëpunon me komshiun”, duke iu referuar afërsisë së ambasadës gjermane me një shkollë në zonë.

Ai shtoi se, pavarësisht humorit, vlerëson mbështetjen e Gjermanisë dhe vendeve të tjera partnere për projektet shqiptare, veçanërisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë.

Rama gjithashtu u shpreh para rreth 6000 nxënësve nga 300 gjimnaze se qeveria do të vijojë t’i mbështesë vazhdimisht për zhvillimin e projekteve të reja dhe nxitjen e inovacionit në shkolla.