Kylian Mbappe pa dëmtim serioz – alarmi te Real Madrid ulet

Ka lehtësim të madh për kombëtaren franceze dhe Real Madrid, pasi rezultatet e para mjekësore për Kylian Mbappé tregojnë se dëmtimi nuk është i rëndë.

Sulmuesi francez kishte ngritur shqetësim pas daljes nga loja në ndeshjen ndaj Real Betis, ku dyshohej për një problem serioz në gju. Megjithatë, ekzaminimi i parë me ekografi në kofshën e majtë ka dhënë sinjale pozitive.

Sipas raportimeve nga DAZN dhe gazetarit Sergio Quirante, gjendja e lojtarit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet edhe një rezonance magnetike (MRI) për një vlerësim më të detajuar.

Megjithëse lajmet janë inkurajuese, Mbappé nuk konsiderohet ende plotësisht jashtë rrezikut, pasi kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat për sezonin, ndërsa Reali është larg garës për titull në La Liga, por edhe përpara angazhimeve të rëndësishme ndërkombëtare, ku Mbappé mbetet figura kyçe e Francës.