Një tjetër tronditje godet futbollin italian, pasi Xhianluka Roki është tërhequr nga detyra e tij si mbikëqyrës i gjyqtarëve në Serie A dhe Serie B, pas nisjes së një hetimi për mashtrim të dyshuar sportiv.
Vendimi vjen pas një njoftimi zyrtar nga prokurorët në Milano, çka ka shkaktuar reagime të forta dhe debat të gjerë në opinionin sportiv në Itali. Roki, i cili kishte një rol kyç në përzgjedhjen dhe menaxhimin e gjyqtarëve përmes Asociata Italiane e Arbitrave, ka vendosur të largohet përkohësisht nga posti deri në përfundimin e hetimeve.
Sipas mediave italiane, përfshirë CalcioMercato, vendimi është marrë në koordinim me organet drejtuese të arbitrazhit dhe përpara një shqyrtimi nga komiteti kombëtar.
Në reagimin e tij të parë publik, Rocchi u shpreh i sigurt për pafajësinë: “Jam i bindur se do të dal i pastër dhe më i fortë se më parë”.
Zhvillimi pritet të ketë ndikim të madh në administrimin e gjyqtarëve në futbollin italian, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht çështjen.









