Paris Saint-Germain po përgatit një goditje gjigante në merkato, duke synuar transferimin e qendërmbrojtësit francez William Saliba nga Arsenal, në një operacion që mund të arrijë shifrën e frikshme prej 100 milionë eurosh.
Trajneri Luis Enrique po ndërton një projekt të ri me fokus tek identiteti francez, ku Saliba shihet si shtylla kryesore e mbrojtjes. Pas një sezoni shumë të mirë, drejtuesit e klubit parisien besojnë se kjo është koha e duhur për të bërë lëvizjen vendimtare.
Plani i PSG-së është i qartë: të krijojë një mbrojtje solide për të synuar më në fund triumfin në Europë. Përveç Salibës, në radar është edhe talenti Maghnes Akliouche, duke treguar ambicien e klubit për të investuar fuqishëm në lojtarë vendas.
Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë. Arsenali është në një pozicion të fortë, pasi kontrata e Salibës zgjat deri në vitin 2030, ndërsa trajneri Mikel Arteta e konsideron atë një element të pazëvendësueshëm në skuadër.
Pavarësisht vështirësive, optimizmi është i lartë në Paris, ku besohet se lojtari mund të joshet nga ideja për t’u rikthyer në Francë dhe për të udhëhequr mbrojtjen e kampionëve.
Në planin taktik, Enrique synon të formojë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes, duke kombinuar Salibën me Willian Pacho, për të ndërtuar një sistem të bazuar në presion të lartë dhe kontroll të lojës.
Vera pritet të jetë vendimtare për këtë super-transferim që mund të tronditë gjithë tregun europian.









