Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasjeje me një kamion.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit Nr.6, kur një kamion është përplasur me motorin me të cilin po lëvizte viktima, në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit, i identifikuar si Ylmi Dedja, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes.









