Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ekziston mundësia që negociatat mes SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë brenda 36 deri në 72 orëve të ardhshme, duke sinjalizuar lëvizje të reja në procesin diplomatik.
Sipas Trump, zhvillimet varen nga përpjekjet ndërmjetësuese dhe nga gatishmëria e palës iraniane për të paraqitur një qëndrim të unifikuar në tryezën e bisedimeve.
Ky qëndrim vjen pas vendimit për të zgjatur armëpushimin aktual mes dy vendeve, deri në momentin kur Irani të paraqesë një propozim të qartë për vazhdimin e negociatave.
Burime diplomatike në Islamabad kanë raportuar gjithashtu se po vijojnë kontaktet për të afruar palët dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa armëpushimi deri tani është respektuar pa incidente të mëdha.









