Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e sulmit, një 33-vjeçar i identifikuar si Endri Goxhaj me pseudonimin ‘supe’ ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.









