Liverpool ka vendosur të vijojë me trajnerin Arne Slot, duke i qëndruar projektit afatgjatë pavarësisht rezultateve jo në nivelin e pritshmërive këtë sezon.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, drejtuesit e klubit anglez nuk kanë ndërmend të ndërhyjnë në pankinë, ndërsa kontrata e teknikut holandez është e vlefshme deri në vitin 2027.
Gjatë sezonit, Slot ka qenë disa herë pranë shkarkimit për shkak të rezultateve të luhatshme, me vendin e pestë në kampionat që konsiderohet zhgënjyes për një skuadër që mban statusin e kampiones dhe ka investuar ndjeshëm në merkato.
I emëruar në verën e vitit 2024, trajneri 47-vjeçar numëron deri tani 108 ndeshje në krye të Liverpool-it, me 65 fitore, 27 humbje dhe 16 barazime.
Mungesa e trofeve këtë sezon ka zhgënjyer tifozët, ndërsa objektivi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në UEFA Champions League për edicionin e ardhshëm.









