Meta i drejtohet GJKKO – Kërkon ndryshim të trajtimit gjatë seancave gjyqësore”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë lidhur me mënyrën e trajtimit të tij gjatë seancave gjyqësore, ku ndodhet në cilësinë e të paraburgosurit.

Në kërkesën e mbrojtjes, pretendohet se mënyra aktuale e paraqitjes së Metës në sallën e gjyqit cenon të drejtat e tij themelore, përfshirë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një proces të drejtë, të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kërkuar që Meta të lejohet të qëndrojë pranë mbrojtjes së tij gjatë seancave, duke argumentuar se kjo është e domosdoshme për garantimin e një procesi efektiv dhe të barabartë.

Sipas mbrojtjes, vendosja e të pandehurit në ambiente të ndara me xham gjatë seancave është diskriminuese dhe e dëmshme për të drejtat e tij procedurale, duke penguar komunikimin e drejtpërdrejtë me avokatin.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Hetimet ndaj tij janë përfunduar dhe dosja është dërguar për gjykim, ndërsa procesi pritet të vijojë në seancat e ardhshme.