Presidenti i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk mbështet zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke theksuar se koha për një marrëveshje është e kufizuar.
Në një intervistë për CNBC, Trump u shpreh se SHBA ndodhen në një pozicion të fortë negociues dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje që ai e cilësoi si “të shkëlqyer”.
Ai paralajmëroi se, në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin në një afat të shkurtër, SHBA mund të rikthejnë ndërhyrjet ushtarake.
Ndërkohë, Uashingtoni ka sinjalizuar se bisedimet me Iranin pritet të vazhdojnë në Pakistan, ndërsa nga ana tjetër zyrtarë iranianë kanë lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në këto negociata.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku përpjekjet diplomatike po zhvillohen paralelisht me tensionet në terren.









