Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur bregun verilindor të Japonisë, sipas raportimeve të transmetuesit publik NHK.
Pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam, me valë që mund të arrijnë deri në 3 metra lartësi.
Sipas njoftimeve, cunami pritej të prekte prefekturën Iwate në ishullin Honshu, si dhe disa zona të ishullit Hokkaido.
Autoritetet japoneze janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në kohë reale për të vlerësuar pasojat e mundshme të tërmetit dhe rrezikut të cunamit.









